Celebrities Showbiz

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley në pritje të fëmijës së tyre të dytë!

Ata janë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it. Supermodelja Rosie Huntington Whitely dhe aktori i njohur Jason Statham do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë bukuroshja me një postim në Instagram ku shfaqej para pasqyrës me barkun e fryrë. Ajo shkroi:

Taaa daahhh. Raundi 2.

Menjëherë modelja mori urime të shumta nga personazhe të famshëm e fansa. Rikujtojmë, se ky do të jetë fëmija i dytë për Rosie dhe Jason. Çifti kanë edhe një djalë 4 vjeç i quajtur Jack.

Statham dhe Rosie kanë jetuar prej kohësh në SHBA, mirëpo së fundmi kanë vendosur të zhvendosën në Londër për t’i plotësuar dëshirën Rosie-t. Thuhet se ata kanë blerë një shtëpi 7.5 milionë paund në Chelsea. Sipas burimeve pranë çiftit kjo ka qenë një dëshirë e Rosie, pasi ajo dëshiron të rrisë djalin 4-vjeçar në Londër pranë të afërmve. Kështu që, Jason ja ka plotësuar dëshirën. 

Dyshja e njohur kanë 11 vite lidhje dhe marrëdhënia mes tyre ka shkuar për mrekulli. Çifti i mirënjohur në vitin 2018 zgjodhën të kenë një ceremoni luksoze martesore me familjen dhe miqtë e ngushë në shtëpinë e tyre në kodrat e Hollywood.