Sport

Java e 16-të/ Vllaznia dhe Tirana fitojnë me përmbysje, Kukësi ‘paqe’ me Bylisin!

Vllaznia ia del të triumfojë 1-2 me përmbysje ndaj Partizanit, duke u shkaktuar “të kuqve” humbjen e parë në shtëpinë e tyre tyre, të cilën e inauguruan pak javë më parë.

Në një sfidë direkte mes dy skuadrave pretendente për kreun, ishin kuqeblutë e Mirel Josës ata që festuan në fund, duke ngushtuar me 4 pikë distancën nga kreu, që mbahet pikërisht nga Partizani.

“Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh me anë të Gueye në minutën e 62-të, megjithatë nuk arritën të ruajnë epërsinë, pasi në të 77-ën ishte Fjoart Jonuzi ai që riktheu baraspeshën në stadiumin “Partizani”.

Në të 90-ën shkodranët gjetën edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të talentuar Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli për të shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për kuqeblutë, që ngjiten përkohësisht në kuotën 25 pikëve.

Tirana e nisi me një fitore në Laç vitin 2023 , ndërkohë që u mbyll pa gola 0-0 dueli Bylis-Kukësi. Dueli mes nënkampionëve dhe kampionëve të Shqipërisë i luajtur në Kurbin, përfundoi me suksesin 1-2 të bardhebluve të Orges Shehit.