Celebrities Fashion Showbiz

Java e Modës në Londër nderon Mbretëreshën Elizabeth!

Java e Modës në Londër ka nisur më e zymtë dhe më e heshtur se kurrë. Stilisti Paul Costelloe e hapi sfilatën e tij të koleksionit Pranverë/Verë 2023 duke i bërë homazhe mbretëreshës Elizabeth. Costelloe, ka veshur shumë mbretër nga Princesha Diana te Zara Philips dhe Sarah Fergusontha, të cilat kanë mahnitur botën me stilin e tyre. Ai ndërkaq shkroi se:

Unë mendoj se ajo ka veshur gjithmonë ngjyra të shkëlqyera. Ajo i pëlqente ngjyrat pozitive dhe faleminderit, faleminderit mbretëreshë, që ke veshur ngjyra kaq të mrekullueshme. Stili i saj jo vetëm që frymëzoi modën britanike, por kontribuoi në statusin e saj si një ikonë globale dhe rolin e saj në formimin e imazhit të Brand Britain.

Java e Modës në Londër vazhdon siç ishte planifikuar, përveç shfaqjeve të së hënës që janë riplanifikuar për shkak të funeralit të Mbretëreshës. Mbretëresha Elizabeth mori pjesë vetëm një herë në Javën e Modës në Londër në 2018, kur ajo dha çmimin Richard Quinn. Ajo u fotografua duke buzëqeshur në rreshtin e parë me kryeredaktoren e ‘Vogue’, Anna Wintour.

Sipas ‘Sky News’ janë të paktë ata persona në skenën botërore që ishin aq shumë në qendër të vëmendjes, aq më pak që dukeshin aq stil sa mbretëresha. Së fundmi një eksperte mbretërore ka parashikuar se me çfarë xhevahiresh do të varroset monarkja. Sipas Lisa Levinson, e vetmja bizhuteri me të cilën do të prehet Mbretëresha Elizabeth II do të jetë unaza e martesës prej floriri nga floriri që ajo mori në dasmën e saj me Princin Philip në 1947 dhe një palë vathë me perla. Rikujtojmë, se funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace.