Aktualitet

Java nis me mot të paqëndrueshëm, njihuni me parashikimin e ditës së sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat u pasuan me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit, pothuajse në te gjithë territorin.

Reshjet  e shiut, në fillim në veriperëndim, pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë, në formën e shtrëngatave e stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në orët e para të ditës, reshjet humbasin intensitet dhe duke qenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë. Më pas, priten reshje në formë pikash deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin. Në relievet e larta malore, ka reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim- veri me shpejtësi 2-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, valëzimi në dete të forcës 1- 2 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/18
Re shi

Kukës
7/14
Re shi/borë

Lezhë
8/16
Re shi

Dibër
2/9
Re shi

Durrës
7/18
Re shi

Tiranë
9/17
Re shi

Elbasan
8/16
Re shi

Berat
6/20
Re shi

Vlorë
10/17
Re shi

Korçë
2/13
Re shi

Gjirokastër
3/16
Re shi

Sarandë
8/15
Re shi