Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Javën e kaluar ‘u mund’ nga Kiara, a do të marrë kreun e “Social Top 5” këtë herë Luizi?!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

10. Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur sërish 1 mijë ndjekës.

9. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 528K.

8. Armaldo Kllogjeri renditet në vend të tetë për këtë javë. Këtë herë ai nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 121K.

7. Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Dea nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve këtë javë.

6. Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit. Këtë javë ajo po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve.

5. Në vend të pestë për këtë javë është këngëtarja Nita Latifi. Ajo ka fituar 1 mijë ndjekës, nga 139K tashmë ka 140K.

4. Vendi i katërt për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën duke fituar 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 208K. Para dy javësh ai u eliminua nga “Dancing With The Stars”, duke e përfunduar kështu rrugëtimin e tij.

3. Olta Gixhari në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë. Momentalisht Olta është në rolin e një prej anëtareve të jurisë në “Dancin With The Stars”.

2. Teksa javën e kaluar ishte në vend të parë, këtë herë Kiara Tito ka rënë me një pozicion. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare dhe tashmë numëron 778K. Kohët e fundit vazhdon të përflitet goxha në rrjet se ajo është në pritje të ëmbël dhe madje disa burime kanë konfirmuar se fëmija që do të vijë në jetë është vajzë.

1. Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit. Këtë javë Luizi ka fituae 6 mijë ndjekës më shumë në Instagram dhe numëron 620K.