Celebrities

Jay-Z padit Departamentin e Policisë me akuza shumë të rënda!

Grupi ‘Team Roc’ i reperit të njohur Jay-Z ka paditur Departamentin e Policisë në qytetin e Kansas  me akuzat se ata kanë mbuluar raste të sjelljeve të këqija të policisë. Padia u ngrit në qarkun e Wyandotte, në gjykatën e rrethit të Kansas, duke kërkuar një rishikim të regjistrave të hetuesve në departament, dhe specifikat e trajnimit dhe të mbikëqyrjes.

Avokati i ‘Team Roc’, Alex Spiro, i tha mediave se dokumentet e mëparshme të paraqitura nga autoritetet sipas ‘Kansas Open Records Act’ nuk ishin të mjaftueshme, ai vazhdoi duke thënë se:

Për shkak të Ligjit për Regjistrimet Publike që lejon palët e interesuara të shikojnë shtete të ndryshme dhe dokumente qeveritare, na lejohet të shohim dosje të caktuara dhe se si qeveria trajtoi çështje të caktuara. Qeveria është përpjekur të bllokojë ndërhyrjen tonë në ato dosje, dhe prandaj ne jemi duke e paditur, për të parë ato dokumente që ata nuk duan që ne t’i shohim.

Ata kanë pranuar të paraqesin dokumente që kanë të bëjnë me ankesat e bëra kundër anëtarëve të grupit hetimor por u refuzua që të prodhohen dokumente që kanë të bëjnë me hapat që ka ndërmarrë qyteti në lidhje me përgjigjen e ankesave , duke përfshirë çdo hetim ose procedim disiplinor që ka filluar si rezultat i tyre.

Padia nga ‘Team Roc’ u ngrit mes aktivistëve që kërkuan një hetim të Departamentin të Policisë së qytetit të Kansas nga Departamenti i Drejtësisë sw SHBA-së në lidhje me akuzat për sjellje të pahijshme dhe diskriminim kundër policisë në Kansas.

Midis tyre ishte edhe një oficer policie i akuzuar për një krim seksual me një të mitur, dy oficerë të akuzuar për krim dhe sulm kundërvajtës ndaj një të burgosuri dhe një diskriminim racor dhe gjinor të sjellë kundër departamentit nga një oficere femër me ngjyrë.

Avokati i ‘Team Roc’ tha gjithashtu se:

Këto dokumente do të ndihmojnë në identifikimin e fushës së problemit, çdo dëshmi të mundshme të fshehjes, dhe gjithashtu shkaqet e mundshme.

Pavarësisht të gjithave pritet që të hetohet ky rast, në mënyrë që të merren edhe masa në qoftë se është e nevojshme.