Celebrities Gossip Showbiz

“Je futur në mes ti?”, në krevat me dy banoret, Rikja bëhet xheloze për Romeon?

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Romeo teksa ishte i shtrirë në të njëjtin krevat me Vesën dhe Artën, shihet i shtrirë në mes të krevatit me të dyja këngëtaret. Në momentin që Rike vuri re këtë detaj, menjëherë komenton dhe duket se u bë pak xheloze.

Rikja: Je futur në mes ti apo po më bëjnë sytë?

Romeo: Jo moj të bëjnë sytë, e ke psikologjike

Rikja: Mirë, mirë

Romeo: Ça ke ti moj? Fli rehat a të keqen. Shtrëngoje jastëkun fort.

Mëngjesin e sotëm Roza Lati teksa po bisedonte me Julin ka zbuluar kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj ideal. Ajo shprehet se nuk do donte që partneri i saj të ishte personazh VIP, duke u bazuar edhe nga një lidhej e mëparshme e saj.