Celebrities Gossip Showbiz

Jeni gati për të dëgjuar këngën e re të Mozzik?

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lajmëruar se do të lançojë albumin e tij më të ri edhe pse sapo ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E Mozzik duket se nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak ditë më parë ka paralajmëruar lançimin e projektit të ri muzikor që do të jetë pjesë e albumit të ri. Me anë të një Instastory, reperi ka zbuluar titullin e këngës që është “Lamboziki” dhe ka paralajmëruar “tërmet”.

E nëse po prisnit me padurim se kur do të keni mundësinë për të dëgjuar projektin e tij më të ri, Mozzik jua shuan këtë kureshtje dhe na besoni se nuk do të prisni shumë… Vetëm para pak minutash me anë të një postimi në Instastory, reperi i hitit “Madonna” ka bërë me dije për ndjekësit e tij se sot do të publikojë këngën e tij së bashku me videoklip.

Sonte del kënga e parë me videoklip e albumit tem t’radhës “Lamboziki”  

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish. Megjithatë, siç tanimë jemi mësuar, dyshja po na jep shumë sinjale që na konfuzojnë çdo ditë e më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Para pak ditësh,  kur albumi u publikua i gjithi, diçka na ngacmoi. Në këngët e tyre, gjithçka dukej shumë personale, duke përfshirë tekstet e këngëve dhe klipet.

Më pas, Mozzik dhe Loredana na habitën me veprimin e tyre. Në Gjermani, ‘cover-i’ i albumit të tyre “No Rich Parents” u vendos në ‘billboard’ dhe ish- çifti (apo çifti) e kanë shpërndarë të fotografuar nga i njëjti vend duke e publikuar në Instastory. Sikur të mos mjaftonin këto, pak ditë më parë Loredana hapi arkivat duke rikthyer plot dy postime në llogarinë e saj në Instagram së bashku me reperin.