Health & Beauty Lifestyle

Jeni zgjuar me dhimbje koke këtë mëngjes, ja përse iu ka ndodhur kjo gjë…

Nuk ka asgjë më të keqe se sa t’i hapni sytë në mëngjes dhe të kuptoni se jeni zgjuar me një dhimbje koke të fortë. Ju mund të jeni duke bërë gjithçka siç duhet: të flini natë herët, të hani një dietë të ekuilibruar mirë dhe të mos e teproni me pijet alkoolike.

Por nuk jeni vetëm nëse e keni nisur ditën keq. Një studim i vitit 2022 zbuloi se një në gjashtë njerëz në mbarë botën do të përjetojnë një formë të dhimbjes së kokës së fortë sot. Dhimbjet e kokës në mëngjes janë të zakonshme dhe mund të ndodhin për një sërë arsyesh, shumë prej të cilave nuk janë serioze.

NHS thotë se disa nga fajtorët më të zakonshëm përfshijnë ftohjen ose gripin – apo edhe stresin. Në përgjithësi ka më shumë se 100 kategori të ndryshme klinike të dhimbjeve të kokës, duke filluar nga goditjet e vogla që zgjasin vetëm për disa orë deri në ato të rënda dhe madje kërcënuese për jetën.

Dhimbje koke të ndryshme shkaktohen nga shkaqe të ndryshme, disa prej të cilave nuk mund të korrigjohen me një paracetamol të besueshëm. Ato mund të shfaqen nëse jemi të dehidratuar, gjë që ndonjëherë mund të jetë rezultat i konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike apo edhe të qëndrimit në diell për një kohë të gjatë.

Shpesh nuk është asgjë për t’u shqetësuar, dhe është vetëm rezultat i dehidrimit ose pas një mbrëmjeje të këndshme. Por dhimbja e vazhdueshme në shumicën e mëngjeseve mund të jetë një tregues i mundshëm i një problemi themelor. Është më mirë të dini se çfarë mund të thotë dhe të shihni nëse keni nevojë të flisni me një ekspert për të.

Shenja kryesore e dhimbjes së kokës është një dhimbje e fortë në kokë ose fytyrë. Megjithatë ato mund të ndryshojnë pak në varësi të llojit që keni dhe ashpërsisë së dhimbjes. Dhimbjet e kokës në grup ndihen më shumë si një djegie intensive, ndonjëherë rrethojnë sytë dhe mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen sikur nuk janë në gjendje të pëqendrohen ose të shikojnë qartë.