Showbiz

Jennifer Lopez zbulon rrënjët latine në klipin e ri muzikor

Prej javësh tashmë, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka lajmëruar se do të vinte me një projekt krejtësisht në gjuhën spanjolle pasi do të bashkëpunonte edhe me reperin latin Bad Bunny.

Pak orë më parë klipi i shumëpritur është publikuar në kanalin e Youtube dhe të gjithë e kanë pëlqyer dhe vlerësuar.

Projekti muzikor i quajtur “Te Guste”, është xhiruar në një ambjent mjaft ekzotik dhe Lopez ka zbuluar të gjitha rrënjët e saj latine. 49-vjeçarja shfaqet mjaft e nxehtë dhe sensuale teksa perfomon me bikini ngjyrë të verdhë dhe fustan të shkurtër.

Reperi më i ri në industrinë muzikore të Hollywood është shprehur shumë i lumtur nga ky bashkëpunim pasi J-Lo ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Edhe në setin e xhirimit dyshja u përshtatën mjaft mirë me njëri-tjetrin.