Celebrities Gossip Showbiz

“Jeta jem, të dua”, Ermal Fejzullahu emocionon me urimin për vajzën e tij!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Sot për këngëtarin është një ditë shumë e lumtur, pasi një person shumë i shtrenjtë për të sot feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për, vajzën e tij Erën.

E në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonte urimi i Ermalit. Me anë të një Instastory, këngëtari e ka uruar të voglën e tij me fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindja jeta jem, Erush të dua!

Çdo lajm që qarkullon për Ermalin padiskutim që ka shumë interes për publikun. Mirëpo, pak ditë më parë në portale qarkulloi një lajm se këngëtari ka pësuar një sulm të rëndë dhe nuk është mirë nga ana shëndetsore. Kjo gjë ka shqetësuar shumë ndjekësit e tij, por Ermali ka reaguar menjëherë duke e përgënjeshtruar këtë lajm.

Edhe pse shumë i pëlqyer kjo gjë nuk e përjashton atë nga shumë situata ku njerëzit mund të përpiqen ta sulmojnë ashtu siç ka ndodhur së fundmi. Me anë të një postimi në Instastory, këngëtari e ka bërë vetë me dije këtë gjë, ku ka treguar se i kanë hakuar llogarinë e tij në Instagram për 30 orë.

Rikujtojmë se, projekti më i fundit muzikor nga Ermali është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko njëkohësisht dhe një mik shumë i mirë i tij. “Sa t’kom dasht” ka katër muaj që është publikuar dhe ka plot 16 milion klikime.