Celebrities Gossip Showbiz

Jim Carrey “fut xixat”, bën deklaratën e papritur për incidentin mes Will Smith dhe Chris Rock!

Aktori i njohur Jim Carrey ka deklaruar së fundmi se do të kishte pasur një reagim shumë më ndryshe se Chris Rock, nëse do të ishte ai që u godit nga Will Smith në ‘Oscars 2022’. Duke folur për CBS News, aktori tha se do të kishte ngritur menjëherë një padi kundër Will.

Unë do ta kisha paditur Will-in për 200 milionë dollarë sepse ajo video do të jetë atje përgjithmonë. Do të jetë kudo. Kjo fyerje do të zgjasë shumë.

Aktori i njohur i “Dumb & Dumber” vazhdoi duke thënë se ishte i tmerruar nga reagimi në dukje pozitiv i audiencës ndaj shuplakës.

Më erdhi për të vjellë nga reagimet e audiencës. Ndihesha sikur Hollywood-i në masë është thjesht pa kurriz. Me të vërtetë ndiehej sikur ky është një tregues vërtet i qartë se asgjë nuk po shkon siç duhet. 

Jim argumentoi se incidenti i zbehu momentet e shkëlqyera të të gjithëve, veçanërisht atyre që punuan shumë për të arritur më në fund me një fitore në shtëpi. Ngjarja ndërkaq po hetohet nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Sjellim në vëmendje se disa oficerë policie të Los Angelesit janë parë duke vizituar shtëpinë e Will Smith ditën e kaluar. Oficerët u fotografuan përreth shtëpisë në portat e rezidencës ‘Smiths Calabasas’ me një makinë patrullimi në orën 14:40 të së martës.

Promotori i boksit, Jake Paul nga ana tjetër u ka ofruar aktorëve Smith dhe Rock nga 15 milionë dollarë secilit për t’u ngjitur në ring dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet me një ndeshje boksi, pasi Smith goditi me shuplakë Rock në ceremoninë e çmimeve ‘Oscar’. Paul ndërkaq shkroi në Twitter se:

Kam gati 15 milionë dollarë për Will Smith dhe 15 milionë dollarë për Chris Rock. Le ta bëjmë në gusht, nën mbikëqyrjen time.