Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Dafina! Edhe Mozzik ka një super surprizë për ditën e të dashuruarve…

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi po lançon albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E duket se surpriza më e re e albumit të tij ‘Lamboziki’ do të lançohet shumë shpejt. Bëhet fjalë pikërisht për ditën e të dashuruarve, 14 shkurt ku reperi do të lançojë albumin e tij dhe bashkë me të dhe videklipin e këngës që mesa duket do të jetë dy në një, ‘Patrolla’ dhe ‘Kriminela’. Këtë gjë vetë Mozzik e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet i veshur me maskë gjatë xhirimeve të klipit.

Jo vetëm Mozzik, por dhe Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt të ri në 14 shkurt. Duket se dita e të dashuruarve qenka e përzgjedhura e të famshëmve tanë.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Por, mund të themi me plot gojë se dyshja nuk i kanë kursyer ‘thumbat’ për njëri- tjetrin në rrjete sociale. Ishte Loredana ajo që në fillim të këtij viti kërkoi të mos kishte më njerëz ‘fallso’ në jetën e saj. E tani duket se është rradha e Mozzik. Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, reperi ka biseduar me ndjekësit e tij, kur përpos faktit se kur u pyet nëse është beqr, u përgjigj që po, ai gjithashtu tregoi se çfarë pëlqen te një vajzë. Përgjigja e tij na u duk një ‘thumb’ për ish- partneren e tij.