Showbiz

John Legend konfirmon se mes tij dhe Kanye West nuk ka më miqësi

Tashmë dihet se Chrissy Teigen dhe Kim Kardashian janë mikesha të mira por nuk mund të thuhet e njejta gjë për bashkëshortët e tyre.

Në një intervistë të dhënë për “The Times” gjatë fundjavës që lamë pas këngëtari ka treguar se ai dhe Kanye West nuk janë më të afërt.

Fituesi i çmimit “Oscar” shtoi se mes tyre nuk ka patur asnjë konflikt aq më tepër rreth interesave politike të njëri-tjetrit, duke qenë se West është mbështetës i flaktë i Trump ndryshe nga artistët e tjerë të industrisë.

“Ne jemi në faza të ndryshme të jetës tonë. Tashmë i jemi përkushtuar familjes, jetojmë në vende të ndryshme dhe nuk kemi as marrëdhënie profesionale. Miqësia ime me Kanye mbështetej nga pasioni ynë për muzikën por tani jo më” -u shpreh ai.