Bota

Johnson: Britania “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në

Mbretëria e Bashkuar duhet të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian. Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi gjithashtu se momentalisht palët nuk pajtohen për bashkëpunim ekonomik pas BREXIT-it.

E enjtja e 22 tetorit përmendet si afat i fundit për një akord nga Johnson që u shpreh i zhgënjyer nga qasja e BE-së. Negociatori i Brukselit, Michel Barnier tha se bisedime të reja intensive do të nisin në fund të nëntorit, me synim një marrëveshje finale.

Britania përfundon fazën tranzitore më 31 dhjetor të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka përmendur të enjten si afatin e fundit për të vendosur nëse ia vlen të vazhdohen bisedimet teksa janë aktuale mosmarrëveshjet. Dy palët kanë dhënë shenja se duan të vazhdojnë negociatat, mirëpo BE-ja ka thënë se procesi varet nga hapi i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.