Love & Sex Sociale

Ju duket e pamundur të harroni ish-in? Hidhini një sy këtij artikulli

Nuk ka rëndësi se sa kohë kalon që nga ndarja juaj, t’i shpëtosh inatit që ke për ish-in mund të jetë shumë e vështirë. Edhe nëse jeni në armiqësi të plotë, sërish të pushton ajo ndjesia e “hidhur” pas ndarjes dhe kjo është me të vërtetë e keqe. Fatkeqësisht, shpesh kjo mund të jetë më e dëmshme për ju dhe shëndetin tuaj mendor sesa për personin që i mbani inatin.

Megjithëse, mos u shqetësoni, inati ndonjëherë mund t’ju hyjë në punë. Keri Ann Long, një eksperte e familjes dhe martesës, ka treguar për Elite Daily se inati është i shëndetshëm,

kur e përdorim për të ndryshuar diçka nga situata jonë që nuk po na ecën. Kur inati të motivon të ndërmarrim veprime të duhura, si përshembull të vendosim kufinj, të bëjmë një bisedë të vështirë, ose të ndryshojmë diçka për situatën në të cilën ndodhemi, këtu shërben për një qëllim pozitiv.

Por, ka raste kur inati nuk është produktiv dhe ta kesh për një kohë të gjatë të lëndon ty në fund.

Rreth kësaj çështje ka folur dhe psikoterapistja, Natalie Jones:

Pa u larguar ndjenjat, je i predispozuar të kesh mendjen ende në lidhje, ose të mbash “urretjen” dhe inatin ndaj ish-it. Mund të kërkosh të hakmerresh dhe ajo që është më e rëndësishmja të harrosh mësimin që ajo lidhje të tregoi.

Nëse po kërkoni, si të çlironi ndjenjat negative ndaj ish-it dhe të gjeni paqen e brendshme shpirtërore, më poshtë keni pesë këshilla si të vazhdoni përpara dhe ta lini në të shkuarën lidhjen e mbaruar.

Gjej shkakun e inatit tënd

Në javët ose muajt e parë pas ndarjes, mos ki frikë t’i ndjesh të gjitha emocionet që ke përbrenda. Por, në vend t’i përjetosh keq, përpiqu t’i kuptosh në një mënyrë më të gjerë. Të dallosh, pse je e inatosur, do të të ndihmojë të kuptosh se si të ecësh përpara. Përshembull, ndoshta je i/e inatosur sepse je lënduar për faktin që ish-i juaj ju la, ose mbase prej mënyrës si u largua, apo sepse nuk dakordësoheni me arsyet, vetëm kujtoni, thotë Long:

Nëse të qenurit i inatosur me një person, ju duket sikur po e ndëshkoni atë, pyesni veten nëse me të vërtetë ka efektin e dëshiruar. Po e ndëshkoni me të vërtetë, apo personi tjetër nuk ka asnjë ndjesi dhe ajo “urrejtje” po ju ndëshkon vetëm juve?

Kontaktoni me ish-in

Nëse ndjeni se keni nevojën për të kontaktuar me ish-in tuaj për të qartësuar gjërat, bëje vetëm nëse mendon se do t’ja vlejë. Vetëm mbaje në mendje: Produktiviteti i bisedës do të varet nga sa mjaftueshëm i/e pjekur është ish-i juaj për ta përballuar atë dhe cilat janë pritshmëritë e palës tjetër. Mund të kontrollosh anën tënde të bisedës, kështu që shkoni me një plan të qartë se çfarë do të thoni, pasi mund t’ju ndihmojë.

Long tregon se:

Nëse doni ta bëni atë bisedë (për mënyrën se si ata ju lënduan), ju ndihmon nëse flisni nga eksperienca juaj dhe të tregoni ndjenjat tuaja pa i sulmuar apo ofenduar ata.

Këshilla më kryesore e Long është që të vendosni pikat mbi “I”. Duke i shprehur qartë se ku ju ka mërzitur, ti ul shansin e një debati apo zënke dhe ata do t’ju përgjigjen pa ju lënduar sërish.

Shprehja ndjenjat dikujt që ju i besoni

Nëse një bisedë me ish-in as nuk e mendoni fare, provoni të flisni me dikë që ju i besoni. Një mik i mirë ose një pjesëtar i familjes mund t’ju ndihmojë të ndryshoni këndvështrimin e të parit të gjërave.

Natalie Jones shprehet se:

Të flasësh për një periudhë të dhimbshme mund të jetë e vështirë, por gjithashtu mund t’ju bëjë mirë të kuptoni që keni dikë që ju suporton dhe t’ju japë mendime konstruktive.

Vetëm sigurohuni që personi të cilit i kërkoni mendim të shmangi ndërhyrjen emocionale. Në rastet kur nuk keni dikë të afërt me kë të flisni, mund të drejtoheni tek një psikolog.

Nisja nga fillimi, “ristarto trurin”!

Një nga mënyrat më të mira për të larguar inatin është ta “hedhësh” në letër. Long sugjeron të shkruani çdo ndjesi tuajën.

Mund të shkruash një letër ku thua çdo gjë që do të doje t’i thoje ish-it, por të mos ta dërgosh. Disa preferojnë ta djegin letrën ose ta grisin si një formë e të lënit pas historinë.

Kur vjen puna e të ecurit para me jetën tuaj pas ndarjes, Jones thotë që të jeni të qartë me idetë tuaja se si do ta organizoni jetën ose të kryeni aktivitete të tjera pas ndarjes, për ta harruar atë. Gjithashtu të flakni tutje çdo objekt ose kujtim që ju rikthen në të shkuarën, pasi kështu çlironi ndjesitë negative.

Bëj aktivitet fizik

Ashtu siç inati i moderuar mund t’ju ndihmojë të lidheni me ndjenjat tuaja, gjithashtu mund t’ju ndihmojë të lidheni me trupin tuaj. Kardiologia, Cynthia Thaik thotë se:

Inati është si një mekanizëm kundërveprues, stresi dhe ankthi janë psikologjikisht përfituese. Situata plot adrenalinë, kundërpërgjigja juaj kokë më kokë, rrit qarkullimin e gjakut, muskujt tuaj dhe sistemin nervor duke ju bërë të jeni aktivë. Në disa raste kundërpërgjigja psikologjike ndaj inatit mund të jetë një gjë e mirë.

Por të qëndrosh gjatë gjithë kohës me inat të vazhdueshëm mund t’ju shaktojë shumë sëmundje, ankth dhe një sistem imunitar të dobët.

Ajo rekomandon aktivitet fizik si të godisni jastëqet, vrap apo të abonoheni në kurse kickbox-i.

Ose çfarëdolloj aktiviteti fizik që ju lejon të çlironi energji.

Si përfundim, të heqësh dorë nga ish-i mund të jetë shumë e lehtë nëse përqëndroheni dhe punoni për ta bërë këtë. Tani jemi shumë afër verës dhe është periudha më e mirë për të mos patur mendime negative dhe për të kaluar një kohë plot aventura si beqarë të lumtur.