Aktualitet Art & Kulturë Celebrities

Ju njohim me eventin që do të mbledhë së shpejti të gjithë shqiptarët në New York!

“Nëntori shqiptar në New York”, quhet eventi që do mbledhë bashkë shumë artistë në një nga sallat më të njohura të New York-ut. Bëhet fjalë për ‘Capitale Ballroom’ dhe për herë të parë do ketë një ekspozitë shqiptare me elementë tradicionalë, turistikë, kulturorë e gjithçka tjetër.

Në 26 dhe 27 nëntor, do të shihni yjet dhe artistët të mbledhur në një vend të vetëm. Produksioni i realizuar nga Eduart Deda, premton shumë emocione. Ky është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë për Shqipërinë në zemër të New York-ut.

Artistët e mirënjohur si Merita Halili, Ermira Babaliu, Barbara Dini, Gëzim Nika, Sinan Vllasaliu dhe Kujtim Shehu janë vetëm pak nga artistët që do performojnë. Ndërsa të ftuar specialë do të jenë: Floriana Garo, Adrola Dushi, Fjoralba Dizdari, Xhesika Berberi, Paula Mehmetukaj, Cindy Marina, Zana Berisha, Albert Dumani, etj.

Detajet për vendet ku mund të gjeni biletat i keni më poshtë: