Celebrities Showbiz Sport

Ju prezantojmë me hobin më të ri të Harry Styles!

Këngëtari i njohur Harry Styles këtë herë kishte zgjedhur një veshje ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shikojmë në daljet e tij publike apo edhe në koncerte. 27-vjeçari jo pa qëllim kishte zgjedhur që të vishte një këmishë polo në ngjyrë të verdhë dhe pantallona blu pasi po shijonte një raund golfi me lojtarët e hokeit të ‘Carolina Hurricanes’ në Old Chatham Golf Club në Karolinën e Veriut, gjatë pushimit nga turneu i tij në SHBA.

Ish-ylli i ‘One Direction’ kishte kontaktuar personalisht pronarin e ekipit të hokeit, Tom Dundon dhe këshilltarin e ‘Hurricanes’ Justin Williams për të organizuar këtë takim. Këngëtari bukurosh doli krahë për krahë me dy lojtarët, Martin Nečas dhe Sebastian Aho. Duke folur për ‘NHlig’ Martin u shpreh se:

 Ai është kaq i famshëm, nuk dija çfarë të prisja, ai është thjesht një djalë normal. Ai bëri shaka dhe kjo më befasoi. Është një nga këngëtarët më të mirë në botë dhe është gjithashtu tepër i bukur.

Day off: Harry Styles took a break from his tour on Monday to enjoy a round of golf with Carolina Hurricanes players Martin Ne¿as, 22, and Sebastian Aho, 24 at Old Chatham Golf Club in North Carolina

Nga ana tjetër Sebastian tha :

Ishte një ditë kaq argëtuese dhe Harry është një djalë super i mirë dhe një lojtar golfi i mirë gjithashtu.

Rikujtojmë gjithashtu se ndërsa performonte në skenë në Nashville, të premten, ylli i pop-it 27-vjeçar konfirmoi një teori popullore në lidhje me kuptimin e titullit të këngës së tij të suksesshme “Watermelon Sugar”.

Kjo këngë ka të bëjë me… Nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë… Bëhet fjalë, për ëmbëlsinë e jetës.

Ai pastaj e bëri turmën të këndonte disa rreshta me të para se të pranonte përfundimisht të vërtetën.

Ka të bëjë edhe me orgazmën femërore, por kjo është krejtsisht e ndryshme, nuk është me të vërtetë e rëndësishme.