Celebrities Fashion

Ju prezantojmë veshjen e veçantë të Zonjës së parë të SHBA-ve në ceremoninë e inaugurimit të Biden!

Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për inaugurimin e Presidentit u mbajt një ceremoni madhështore inaugurimi, e cila u zhvillua në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan. Personazhe të njohur, këngëtarë e emra të artit që morën pjesë në këtë ceremoni ishin Lady Gaga, Jennifer Lopez, Demi Lovato, Justin Timberlake etj.

Të gjithë shkëlqyen gjatë ceremonisë së bujshme, por vëmendjen në veçanti e mori Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden. Ajo u shfaq e veshur me një fustan dhe pallto në ngjyrë blu të lehtë, duke kombinuar maskën dhe dorezat me të njëjtën ngjyrë. Për të gjithë ata që nuk e vunë re këtë detaj, jaka e fustanit të Biden ishte e zbukuruar me shkëlqimin e copëzave të kristalit dhe perlave “Swarovski”, që gjendeshin gjithashtu edhe në pallton e saj.

Zonja e parë e Amerikës i besoi pamjen e saj në këtë ditë të rëndësishme brand-it më prestigjioz “Swarovski”, që i ka dhënë hijeshinë e duhur personazheve në evente kaq madhështore. Jill Biden zgjodhi ngjyrën blu të lehtë për veshjen gjatë inaugurimit, pasi kjo ngjyrë përfaqëson besimin, konfidencën dhe stabilitetin.