Celebrities Gossip Showbiz

Julia Roberts zbulon sekretin e një martese të suksesshme!

Ylli i “Ticket to Paradise”, Julia Roberts e cila feston 20 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, kineastin Daniel Moder, iu kërkua të ndajë së fundmi sekretin e saj për një martesë të lumtur, në “The Late Show”. Sekreti i një martese të sukseshme sipas Julia-s janë ‘puthjet’.

Më këtë fjalë të vetme, Julia Roberts i vendosi vulën lumturisë së saj 20 vjeçare. “Epo, ju duhet ta dini përgjigjen për këtë,”-i tha ajo mikpritësit Stephen Colbert, i cili është i martuar me gruan e tij Evelyn McGee-Colbert për 28 vjet.

Në vitin 2018, Roberts u pyet më shumë për të zbuluar disa nga detajet e jetës së saj private si dhe për dashurinë që ka për Moder. Aktorja e quajti atë një qenie njerëzore të mrekullueshme duke shtuar se argëtohen shumë së bashku. Julia është e njohur ndër të tjera për paraqitjet e saj në filmat si: “Notting Hill”, “The Pelican Brief”, “Mystic Pizza”, “Eat, Pray, Love”, etj.

Ndërkaq, në dy dekadat e fundit, Roberts nuk ka luajtur në një komedi romantike. 54-vjeçarja pranoi se ky ishte një vendim i vetëdijshëm nga ana e saj dhe erdhi thjesht sepse nuk kishte gjetur asgjë mjaftueshëm të mirë. Gjatë një interviste me ‘New York Times Magazine’, Roberts tha se njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë kohën e ka kaluar që ajo nuk ka dashur të bëjë një komedi romantike.

Nëse do të kisha lexuar diçka që mendoja se ishte niveli i shkrimit “Notting Hill” ose në nivel argëtues me “My Best Friend’s Wedding”, do ta bëja. Kjo nuk ndodhi deri në këtë film që sapo bëra unë (Ticket to Paradise) që Ol Parker shkroi dhe drejtoi.