Showbiz

Justin Bieber tregon sa të vështirë e kishte t’i përkushtohej bashkëshortes së tij

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Ellen Show”, Justin Bieber ka treguar për herë të parë për momentin kur i propozoi Hailey Baldwin për martesë.

Ai tha se ndihej shumë nervoz jo për faktin që modelja mund të refuzonte por sepse ende nuk ishte i sigurt nëse mund t’i përkushtohej asaj plotësisht.

“Isha shumë nervoz se nuk do të mund t’i përkushtohesha dot Hailey-t. E kishim diskutuar dhe e dija se ajo do t’i thoshte po propozimit tim por nuk isha i sigurt nëse do të isha një bashkëshort i mirë dhe krejtësisht i përkushtuar tek ajo” -tha këngëtari kanadez.