Showbiz

Justin dhe Hailey të fejuar, po Selena çfarë mendon?!

Tashmë është zyrtare, propozimi romantik në Bahamas ditën e shtunë, unaza gjigante e diamantit dhe postimi i fotos së tyre së bashku na kanë vërtetuar fejesën e shumëpërfolur të Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.

Vetë modelja ka postuar një shkrim të shkurtër në Twitter ku falenderon Zotin që ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe shpreson që Bieber mos të rrisë mjekrën për dasmën e tyre.

Teksa të gjithë janë të lumtur për çiftin më të ri në industri ka edhe shumë nga ata që ende pyesin se çfarë qëndrimi mban Selena në gjithë këtë.

Përfaqësues të saj janë shprehur shumë thjeshtë për “US Magazine” duke thënë: “Asaj nuk i intereson. Selena i ka dhënë fund gjërave me Justin dhe ai i ka lënë mundësinë asaj që të marrë plotësisht veten prej tij”.