Showbiz

Justin Timberlake pranon lidhjen me pjesëtaren e grupit “Spice Girls”

Justin Timberlake së bashku me ish-anëtarët e grupit N sync, Lance Bass, JC Chasez, Chris Kirkpatrick dhe Joey Fatone, ishin të ftuar në Ellen DeGeneres dhe luajtën një lojë zbavitëse të “Never Have I Ever”. Yjet ishin shumë të sinqertë në përgjigjet e tyre duke treguar edhe disa sekrete të mbajtura të fshehura ndër vite.

Gjatë lojës Justin zbuloi se ka qenë në një lidhje me një nga këngëtaret e “Spice Girl”.

Ellen DeGeneres i pyeti djemtë nëse ndonjëri prej tyre ka qenë në një lidhje më një Spice Girl. Dhe 37-vjeçari, i martuar me Jessica Biel, me inkurajimin e DeGeneres pranoi lidhjen, dhe ka zbuluar se bëhet fjalë për bjonden Emma Bunton.