Celebrities Gossip Showbiz

Ka jetuar një “gënjeshtër”, aktorja e njohur Kerry Washington zbulon të vërtetën tronditëse!

Aktorja e njohur Kerry Washington ka zbuluar se kohët e fundit mësoi se babai i saj, Earl Washington, nuk është babai i saj biologjik. “Me të vërtetë mu kthye bota përmbys,”- tha Uashingtoni për “People”. Aktorja shpjegon se zbuloi sekretin e familjes menjëherë pasi u tha prindërve se kishte në plan të shfaqej në serialin “Finding Your Roots” të Henry Louis Gates Jr, një serial ku të famshëm mësojnë për paraardhësit e tyre përmes testimit të ADN-së.

Duke e mbajtur sekretin për dekada, nëna e aktores Valerie dhe babai Earl folën me drejtuesin e emisionit, i cili i këshilloi ata të flisnin me vajzën e tyre përpara se të filmohej episodi. Ajo që pasoi ishte një mesazh me tekst nga prindërit e saj që e ftonin të fliste me ta personalisht. Aktorja thotë se e ruajti gjakftohtësinë dhe bëri shumë pyetje ndërsa përpiqej të mbështeste prindërit e saj.

Aktorja beson se ishte ky sekret që në mënyrë të pandërgjegjshme krijoi ankt  dhe ishte arsyeja e çrregullimit të të ngrënit nga e cila vuante në rininë e saj. Ajo u shpreh se:

Është vërtet mirë që po punoj për t’i dhënë kuptim jetës sime deri tani, duke pasur parasysh këtë informacion të ri. Prindërit e mi nuk ishin të emocionuar që unë ta shkruaja këtë. Ky është vërtet një libër për mua. Tani mund të jem personi më i rëndësishëm në jetën time. Vërtet fillova të kem shumë më tepër dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim për prindërit e mi. Zhytja e thellë në historinë tonë familjare më bëri të vendos veten në vendin e tyre dhe të mendoj për gjërat me të cilat duhej të përballeshin dhe çfarë kaluan dhe çfarë sakrifikuan.

Ndërkaq, libri i aktores i cili do të dalë sot do t’u japë lexuesve një pamje intime të botës së saj publike dhe private. “Një artiste, një avokate, një biznesmene, një nënë, një vajzë, një grua, një grua me ngjyrë ”,-thuhet në biografinë e saj.