Celebrities Gossip Lifestyle

Profesioni që yjet e ekranit do të kishin nëse nuk do të ishin të famshëm!

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet që aktorët dhe artistët e famshëm të muzikës të bëjnë diçka tjetër, përveçse të jenë para kamerës ose të bëjnë muzikë. Por besojeni apo jo, të famshëm si Angelina Jolie dhe George Clooney në fakt kishin në mendje rrugë të ndryshme karriere përpara se të dilnin në ekranin e madh. Disa prej këtyre yjeve të njohur të ekranit mund t’ju habisin dhe ne ju tregojmë disa prej tyre:

1. Ryan Reynolds do të kishte punuar në forcat e policisë federale të Kanadasë.

2. Rihanna gjithmonë ka dashur të jetë pilote.

3. Sofia Vergara planifikoi të bëhej stomatologe dhe ndoqi 2 vite shkollë dentare përpara se të bëhej aktore.

4. Angelina Jolie donte të bëhej drejtoreshë funerali kur gjyshi i saj ndërroi jetë.

5. Kim Kardashian do të ishte hetuese mjekoligjore nëse nuk do të ishte e famshme.

6. Matthew McConaughey planifikoi të punonte si jurist pas diplomimit nga kolegji.

7. Ëndrra e fëmijërisë së Kerry Washington ishte të punonte në ‘Sea World’.

8. George Clooney donte të bëhej një lojtar bejsbolli në ligën kryesore.

9. Sam Smith do të donte të punonte si luleshitës dhe të kishte një kafene.

10. Nëse Liam Payne nuk do të ishte në ‘One Direction’, ai do të kishte qenë një vrapues olimpik. Në rininë e tij, ai u bashkua me ‘Wolverhampton’ dhe ‘Bilston Atletics Club’ për të ndjekur një karrierë vrapimi.

11. Rebel Wilson ka një diplomë juridike vetëm në rast se aktrimi nuk funksiononte.