Bota

Ka marrëveshje! Britania firmos akordin e largimit nga BE-ja

Arrihet marrëveshja post-BREXIT mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. “Downing Street” në një deklaratë zyrtare konfirmoi siglimin e akordit. Bëhet fjalë për një dokument me mijëra faqe, detaje të të cilit do të dalin ditët në vijim. Megjithatë Kryeministri Boris Johnson tha se u arrit gjithçka që u ishte premtuar qytetarëve britanikë në referendumin e 2016-s. Sipas mediave franceze dhe holandeze, për finalizimin e marrëveshjes së daljes së Britanisë nga BE-ja, Mbretërisë së Bashkuar i është dashur të heqë dorë nga shumë çështje.