Celebrities Music Showbiz

Ka surpriza…Selena Gomez, pjesë e revistës “Australian Vogue”!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Australian Vogue”. Përmes revistës, artistja ka promovuar linjën e saj kozmetike “Rare Beauty” si dhe ka folur rreth planeve të saj në jetën profesionale. Këngëtarja tregoi se do t’i rikthehet televizionit por edhe muzikës.

 

Ajo zbuloi se aktualisht është duke regjistruar albumin e saj të ardhshëm dhe shfaqjet “Selena + Chef”. Gomez është rikthyer fuqishëm dhe pak kohë më parë solli një album, të gjithin me këngë spanjolle, i cili titullohet “Revelacion”. 

Këngëtarja e famshme së fundmi ka ndërmarrë një iniciativë të re për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve që vuajnë nga problemet me shëndetin mendor. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka shpjeguar më shumë në lidhje me këtë fushatë.

Rikujtojmë, se 28-vjeçarja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë detaje të tjera. Ylli i muzikës pop, ka treguar gjithashtu se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber tri vite më parë.