Celebrities Gossip Showbiz

“Kam agjëruar më shumë se 40 ditë për të humbur peshë…/Aktori i njohur Kevin James habit me deklaratën e tij!

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Kevin James ka treguar se ka agjëruar më shumë se 40 ditë, duke humbur kështu 27 kilogramë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Madje, atij i duhej të humbte peshë edhe për një rol në një film ku duhej të luante një prift. Ai kishte rënë 104 kilogramë, por pasi xhirimet përfunduan pesha e tij u kthye në fazën e mëhershme prej 127 kilogramësh.

Aktorit amerikanit iu tha se duhej të xhironte edhe disa skena shtesë dhe kështu e kuptoi se duhej të humbte përsëri peshë. Kjo çoi në një diskutim në lidhje me zakonin e kaluar të James për të mbajtur dietë të rreptë. Kevin tha se:

Unë mund të humbas peshë shumë shpejt, mund të agjëroj dhe të humbas. Seriozisht, mund ta humbas shpejt. Mund ta bëj brenda një muaji. Më pak se një muaj.

James shpjegoi madje se si dikur filloi një periudhë të gjatë agjërimi, i motivuar pjesërisht nga dëshira për të humbur peshë, por edhe për arsye fetare, duke treguar se ai kaloi 41 ditë pa ushqim, duke konsumuar vetëm ujë dhe pak kripë për të rimbushur elektrolitet e tij.

Fillova agjërimin, nuk e mendoja se do të agjëroja 40 ditë, thjesht thash ‘do të bëj çfarë të mundem’. U ndjeva shumë mirë për një kohë, por kishte momente kur ndihesha si i mjerë. Kam humbur, mendoj, rreth 27 kilogramë. Nuk jam ushqyer as me vitamina, organizmi im u pastrua tërësisht. 

Ndërkaq, agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor. Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Një nga përfitimet e para shëndetësore të agjërimit në Ramazan është se ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit.