Sociale

Kamioni shemb urën e Darëzezës, ndërpritet komunikimi me fshatrat e zonës bregdetare

Ura e Darëzezës në qarkun e Fierit është shembur në orët e para të mëngjesit. Siç shihet edhe nga fotot, shkak për këtë është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urën e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës është shumë e rëndë, pasi përveç kostove financiare që ka më shumë rëndësi është fakti që ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës.

Gjithashtu ngjarja vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare e Qarkut të Fierit.

Po ashtu bëhet e ditur se ura ishte e amortizuar ndërsa nuk ka arritur që të mbante peshë të madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Kjo është urë është ngritur nga ushtria gjatë përmbytjeve të vitit 2017.