Celebrities Health & Beauty Showbiz

Kate Middleton bën ndryshimin e papritur në pamje!

Kate Middleton vendos të ndryshojë pak pamjen e saj. Bëhet fjalë për flokët e saj. Zakonisht princesha nuk eksperimenton me flokët, por këtë herë, ia ka bërë më të gjata dhe duken më të shëndetshme.

Natyrisht që flokët janë gjysma e bukurisë dhe femrat i kanë fiksim, kur janë të gjata. Jemi mësuar që dukeshën Middleton ta shohim në shumicën e rasteve me flokë të mbledhura poshtë qafës dhe kapele elegante, prandaj shfaqja e saj e fundit publike do t’ju frymëzojë

Në daljen e fundit (online) princesha bashkëbisedonte me një grup infermieresh rreth situatës së shkaktuar nga pandemia, por askujt nuk i shpëtoi pamja e saj ndryshe, shkruan E! News.

Fansat kanë kometuar menjëherë duke e komplimentuar dhe duke i kërkuar që të qëndrojë gjithmonë kështu. Princesha Kate, si rrallëherë, me flokë të gjatë, natyralë dhe të drejtë do t’ju bëjë të anuloni takimin e rradhës për shkurtim flokësh tek parukierja.