Celebrities Showbiz

Kate Winslet rikujton momentin emocionues të ribashkimit me Leonardo DiCaprio!

Kate Winselt tha se ajo “nuk mund të ndalonte së qari” gjatë një ribashkimi të fundit me yllin tjetër të “Titanic”, aktorin e njohur  Leonardo DiCaprio pas vitesh larg për shkak të pandemisë COVID-19. Në një intervistë të fundit për “The Guardian”, aktorja tha se:

Unë e njoh atë prej gati gjysmës së jetës sime! Nuk është sikur e kam gjetur veten në Nju Jork ose ai ka qenë në Londër dhe ka pasur një shans për të ngrënë darkë ose për të pirë një kafe dhe një takim. Ne nuk kemi mundur të largohemi nga vendet tona. Ashtu si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të COVID.

Aktorja britanike, e cila gjithashtu luajti së bashku me DiCaprio, 47 vjeç, në filmin e vitit 2008, “Revolutionary Road”, shtoi:

Ai është miku im, miku im vërtet i ngushtë. Ne jemi të lidhur për gjithë jetën. 

Gjatë bisedës së saj me median, Winslet gjithashtu reflektoi për kohën e saj duke xhiruar “Titanic” me DiCaprio në fillim të të 20-ave, një përvojë që katapultoi të dy aktorët në yjet e listës A. Ajo vijoi:

Ne ishim të gjithë bashkë. Edhe pse ai kishte shumë më shumë ditë pushimi se sa unë. Mendoj se jam rritur të jem mirënjohëse dhe thjesht të vazhdoj me të. Nuk e ndjeja se ishte e drejta ime të isha e mjerë dhe nëse do të isha e mjerë, sigurisht që nuk do ta kisha lënë të dijë një gazetar. Nuk ka asnjë mënyrë që ta lija të rrëshqasë!

Kjo nuk është hera e parë që Winslet shpreh vlerësimin për bashkëpunimet e saj në ekran me DiCaprio si dhe miqësinë e qëndrueshme që erdhi si rezultat. Në një intervistë të para disa viteve për “People”, aktorja ka thënë se:

Ai është një person solid, besnik. Ai është një mik i mirë, ai ka qenë gjithmonë dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë rreth tij. Ai ka ende miq që kishte kur bëmë “Titanic”. Në shumë mënyra, ai nuk ka ndryshuar shumë, por në mënyra të tjera, ai ka ndryshuar plotësisht.