Showbiz

“Ke ardhur nga xhungla”, këngëtarja e Little Mix tregon si është bërë pre e racizmit që 9-vjeç

Ligh-Anne Pinnock ka folur edhe një herë tjetër për racizmin në një intervistë për “The Talk”.

Këngëtarja 28-vjeçare ka treguar se në moshën 9-vjeçare ka rënë pre e bullizmit dhe racizmit në shkollë.

“Një djalë në shkollë shkroi në një letër se prejardhja ime ishte nga xhungla. Kur e lexova u shokova, u ndjeva sikur më ra zemra në tokë. Edhe pse isha vetëm 9-vjeçe e kuptova që ky ishte racizëm dhe ma shpifi” -tha ajo teksa ishte e shoqëruar edhe nga prindërit e saj.