Celebrities Showbiz

Kush nuk do ta dëshironte një dhuratë të tillë? Këngëtarja e njohur ka zbuluar se çfarë mori për ditëlindjen e saj!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Leigh-Anne Pinnock, ditën e djeshme publikoi një foto në rrjetin social Instagram, ku zbuloi se i fejuari i saj, futbollisti Andre Gray i ka dhuruar një Mercedes-Benz për ditëlindjen e saj të 30-të. Teksa pozonte e ulur në pjesën e përparme të makinës e veshur sportive, ajo shkruan:

Gjithmonë kam dashur të kem një makinë të gjerlbërt dhe Angre Gray bëri shumë mirë që ma dhuroi. Kjo është gjëja më e bukur që kam parë.

Ylli i hitit “Wings” e shoqëroi shkrimin e saj me disa emoji me sytë me zemra për të treguar se ishte shumë e lumtur për këtë dhuratë. Muajin e kaluar Leigh-Anne ndau lajmin e gëzueshëm se kishte lindur binjakë në një postim në profilin e saj në Instagram. Krahas fotografisë ajo shkroi:

Ne kërkuam një mrekulli dhe Zoti na dha dy. Tashmë jeni këtu me ne.

Këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix” nuk ndau detaje në lidhje me gjininë e fëmijëve të saj dhe surprizoi fansat me këtë lajm pasi ajo nuk kishte zbuluar më herët se po priste binjakë. Leigh-Anne u fejua me lojtarin e “Watford FC” Andre Gray, vitin e kaluar pasi ai i propozoi në shtëpinë e tyre. Duke shpjeguar momentin kur Andre u ul gjunjë për t’i propozuar, Leigh-Anne tha se:

 Ai kishte vendosur qirinj në të gjithë dhomën dhe ishte shumë emocionuese.

Duke folur në podcastin e Bumble “My Love Is…” në muajin nëntor, ajo u shpreh se:

Ishim duke parë një film dhe papritmas, në atë moment filmi u ndërpre dhe në ekran u shfaqën fotografitë tona, po dëgjoja këngën tonë të preferuar, më pas u shfaq shkrimi “A do të martohesh me mua?” dhe më pas Andre u ul në gjunjë dhe më propozoi.  

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson së fundmi ka zbuluar se u largua nga grupi i famshëm muzikor pas 10 vitesh pasi ndihej e bllokuar. 30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor.