Celebrities Gossip Showbiz

Keisi Medini: “Dua të tregoj që di të këndoj!”

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Një natë pas finales madhështore, u organizua Big Brother Vip Afterparty, ku ishin pjesë gjithë ish-banorët si edhe shumë artistë dhe personazhe televizive. E ftuar ishte edhe Keisi Medini e cila tregoi për famën që ka marrë nga ky Big Brother.

Ndonjëherë është e sikleshme. Tani më njohin edhe më të vegjlit, kanë të gjithë një lloj respekti për mua që është shumë e bukur. Më ndalojnë gjithë kohës në rrugë.

Por a e ngacmojnë djemtë Keisin?!

Ngacmojnë, por nuk kanë ku të më shohin që të më ngacmojnë. E di sa mesazhe shoh në Instagram ku thonë do i kërkojmë Sabianit dorën.

Më tej, ajo ka folur edhe për projektet e ardhshme muzikore.

Para dy ditësh kam mbaruar xhirimet e klipit, këngës time më të re. dua të tregoj që di të këndoj.