Celebrities Live From Tirana Showbiz

Kiara Tito vs Olta Gixhari! Kush ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

10. Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit. Javë pas jave ajo vazhdon të humbasë ndjekës. Këtë herë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur 1 mijë ndjekës.

8. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 530K.

7. Armaldo Kllogjeri renditet në vend të shtatë për këtë javë. Javën e kaluar ai u eliminua nga gara në spektaklin “Dancing With the Stars”. Armaldo ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 121K.

6. Nga vendi i dytë javën e kaluar, këtë herë Nita Latifi nuk ka ndryshuar në numrin e saj të ndjekësve. Ajo numëron sërish 141K.

5. Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit. Po njësoj si javën e kaluar, Luizi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të tij dhe numëron sërish 614K.

4. Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi Dea ka postuar në “Instagram” disa foto, ku ka treguar maskimin e saj për këtë Halloween teksa shfaqet e veshur si shtrigë, ndërsa të shumta ishin komentet negative nga ndjekësit e saj te cilët e cilësuan atë si të tillë. Dea po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e saj të ndjekësve dhe numëron 299K.

3. Vendi i tretë për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën duke numëruar sërish 208K. Provat e ditës së konkurrentëve të “Dancing With The Stars” së fundmi nuk u mbyllën pa të papritura, kryesisht për Ronaldo Sharkën. Gjatë përgatitjes për natën e rëndësishme të së premtes, fituesi i “Big Brother VIP” Luiz Ejlli, hyri në palestrën e provave. Menjëherë pas këtij veprimi Ronaldo i nervozuar ka braktisur ambientin, duke lënë provat për pak kohë pezull, pavarësisht se këngëtari nuk i foli fare.

2. Olta Gixhari vazhdon të rritet me numrin e saj të ndjekësve në Instagram. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 444 mijë ndjekës, tashmë aktorja numëron 445K.

1. Në vend të parë për këtë javë renditet Kiara Tito. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare dhe tashmë numëron 775K. Tashmë Kiarën e shohim çdo të diel në “DWTS Fan Club”.