Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ja cili personazh i njohur kryeson në numrin e ndjekësve në Instagram këtë javë…

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

10. Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit. Këtë javë ajo ka humbur 2 mijë ndjekës.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur 2 mijë ndjekës.

8. Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Së fundmi nga një video e postuar në Instastory, ndjekësit mendojnë se Dea dëshiron një rikthim me ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë para disa muajsh pas një lidhjeje disa vjeçare. Ajo ka humbur këtë javë 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 299K.

7. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 531K.

6. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij. Armaldo numëron sërish 122K ndjekës.

5. Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit. Po njësoj si javën e kaluar, Luizi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të tij dhe numëron sërish 614K.

4. Në ndryshim nga java e kaluar, Kiara Tito nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve në Instagram. Ajo numëron sërish 774K ndjekës. Tashmë Kiarën e shohim çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

3. Olta Gixhari vazhdon të rritet me numrin e saj të ndjekësve në Instagram. Ajo ka shtuar sërish 2 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 442 mijë ndjekës, tashmë aktorja numëron 444K.

2. Nga vendi i fundit, këtë javë Nita Latifi ia ka dalë deri në vend të dytë. Ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 141K. Së fundmi, Nita ka realizuar një set të ri fotografik në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.

1. Vendi i parë edhe për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën me 3 mijë ndjekës më shumë duke numëruar kështu 208K. Së fundmi ai është përfshirë në një debat mjaft të fortë me Palomën.