#thuajmepepsi Showbiz

Kelvi Kadilli bëhet ‘gay’ për karrierë?!

Në këtë puntatë të tretë të  #thuajemepepsi siç lajmëruam edhe më parë bashkëprezantues përkrah Dojna Memës ishin Kelvi Kadilli dhe Liesa Haxhiasllani.

Përreth një orë, çifti më i ri i showbizit u bë pjesë e lojrave, pyetjeve dhe informacioneve të programit ku gjithashtu treguan edhe disa sekrete intime mbi lidhjen e tyre. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Kelvi dhe Liesa kanë muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin duke u shfehur me fanatizëm nga sytë e medias rozë.

Një detaj interesant sa i përket puthjes së tyre të parë, ndryshe nga çiftet e zakonshëm ata nuk e kanë shkëmbyer në buzë por Liesa e ka puthur të dashurin e saj tek kyçi i dorës, vend ky në të cilin Kelvi menjëherë më pas bëri një tatuazh.

I pyetur se çfarë do të bënte apo sakrafikonte për karrierën e tij televizive moderatori i “IN TV” është shprehur se për karrierën do të bënte çdo gjë; të shkelte mbi dikë, mbi vetë parimet e tij, të krijonte një lidhje të rreme madje edhe do të shkonte me dike në shtrat edhe nëse bëhet fjalë për dikë të të njejtit seks.