Film & Tv Showbiz

Kemi një lajm të mirë për të gjithë ju që jeni rritur me filmat vizatimorë të “Barbie”!

Kompania “Mattel” ka nënshkruar së fundmi një partneritet shumëvjeçar për të sjellë edhe ‘kukullat’ ikonike në gjigandin e transmetimit “Netflix”. “Mattel” ka zgjeruar marrëveshjen dhe do të përfshijë episode speciale dhe seri të reja, të cilat nuk i keni parë më përpara. Të dy kompanitë janë bashkuar tashmë për një episod të ri të quajtur “Barbie: Epic Road Trip”, e planifikuar të shfaqet në Netflix të martën e ardhshme. Tani ata janë angazhuar për një marrëveshje shumëvjeçare ku “Mattel Television” do të prodhojë përmbajtje ekskluzive për Netflix.

Megjithatë, krahas ekskluziviteteve, ata gjithashtu mund të vazhdojnë të prodhojnë produkte jo ekskluzive që mund të gjendet edhe në faqe të tjera. “Barbie: Epic Road Trip” është një speciale ‘interaktive’ në kuptimin që përdoruesit e Netflix kanë një opsion prej 500 kombinimesh historish dhe 100 zgjedhjesh që mund të zgjedhin sipas dëshirës për të manipuluar skenën sipas dëshirës së tyre.

Historia bazë rrotullohet rreth një udhëtimi që përfshin ‘Malibu Barbie’ dhe ‘Brooklyn Barbie’, si dhe motrën e kukullës ‘Skipper’ dhe të dashurin ‘Ken’. Ylli i Hollivudit, Ryan Gosling, ka marrë rolin e ‘Ken’ në film, i cili drejtohet nga regjisorja e “Lady Bird” dhe “Little Women”, Greta Gerwig. Greta ka shkruar shkruar skenarin së bashku me bashkëshortin e saj Noah Baumbach, regjisorin e mirënjohur pas filmave të tillë si “Marriage Story”.

Në një fazë të hershme të zhvillimit të filmit, ‘Barbie’ ishte menduar të luhej nga Amy Schumer, e cila gjithashtu do të shkruante skenarin me motrën e saj Kim Caramele. Ideja ishte që personazhi i Amy-t të largohej nga “Barbieland” për papërsosmëritë e saj, por ai projekt nuk u publikua kurrë. Ajo u tërhoq nga filmi në vitin 2017 pak pasi erdhi në bord dhe deklaroi në atë kohë se fajin e kishin ‘konfliktet e organizimit’.

Megjithatë, këtë mars ajo tha për “Hollywood Reporter” se arsyeja e vërtetë e largimit të saj ishin mosmarrëveshjet mbi rolin e saj me studion. “Ata definitivisht nuk donin ta bënin ashtu siç doja ta bëja unë dhe ajo ishte e vetmja mënyrë që unë isha e interesuar ta bëja”, shpjegoi Amy. Aktorja kishte dashur ta kthente ‘Barbie’-n në një shpikëse, gjë të cilën studioja nuk e kishte pranuar. Versioni aktual i “Barbie”-s, i cili numëron Margot-in si një nga prodhueset e tij, është planifikuar të dalë në verë vitin e ardhshëm më 21 korrik 2023.