Showbiz

Këngëtari shqiptar përfshihet në një aksident automobilistik

Këngëtari i hitit të famshëm “Cika Cika” që për këtë javë mban vendin e dytë në The Top List” është përfshirë në një aksident automobilistik.

Bëhet fjalë për Aridian Bujupin i cili pak orë më parë ka shfaqur në rrjetet sociale makinën e tij të dëmtuar. Edhe pse nuk ka ndarë detaje rreth kësaj ngjarje ai theksoi se nuk ka asnjë lëndim dhe është shumë mirë nga ana shëndetësore.

Madje, ai ka ndarë edhe një foto me punonjësin i cili erdhi për të marrë makinën e dëmtuar.