Celebrities Music Showbiz

Këngëtarja Ariana Grande ka një thirrje të rëndësishme drejtuar fansave të saj…

Këngëtarja e njohur Ariana Grande së fundmi ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një thirrje drejtuar fansave të saj të shumtë. Grande është duke inkurajuar njerëzit që të marrin vaksinën kundër COVID-19. Këngëtarja bëri një postim së fundmi duke ua kujtuar fansave që të vaksinohen, pasi ajo gjithashtu siguroi informacione në lidhje me variantin Delta, i cili aktualisht po përhapet në të gjithë SHBA.

Mesazhi i saj për shëndetin publik erdhi pak para se të zbulonte se do të performonte në një shfaqje “Fortnite”. Artistja u shfaq nga makina teksa mbante një maskë të zezë dhe shkruajti:

E vaksinuar dhe me maskë. Kjo gjë nuk ka mbaruar akoma. Do të doja të ndihmoja këdo që është hezitues ose kurioz në marrjen e vendimit të tyre. Vaksina ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes dhe nëse tashmë jeni të sëmurë me COVID-19, ju ende duhet të vaksinoheni. Varianti i ri përhapet më shpejt tek personat e pavaksinuar. Delta është variant më i ri dhe të dhënat rreth tij po ndryshojnë vazhdimisht. Edhe nëse ke kaluar COVID-19, sërish duhet të vaksinoheni.

Menjëherë pas postimit, Ariana konfirmoi se do të performojë në koncertin virtual të “Fortnite’s Rift Tour” të premten. Marshmello dhe Travis Scott gjithashtu kanë performuar më parë në “Fortnite”, por Grande është artistja më e madhe deri më tani që është shfaqur në të.