Showbiz

Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë, e dini sa ka kushtuar unaza e saj?!

Marrëdhënia e tyre 5-vjeçare ka arritur në një tjetër stad. Këngëtarja e njohur, Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar. Dy ditë më parë, 51-vjeçarja ndau në Instagram lajmin emocionues. “Po, të lutem”– shkroi ajo krahas fotos ku tregonte edhe unazën.

Por disa detaje për unazën me siguri do të donit t’i dinit. Së fundmi, disa burime nga mediat e huaja kanë mësuar se unaza është dizenjuar posaçërisht për këngëtaren. Gjest shumë romantik ky nga ana e Blake.

Dhe e dini çfarë tjetër? Blake përpara se ti propozonte Stefanit i ka kërkuar dorën fillimisht babait të saj.

Sipas “Brilliant Earth”, unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit ari të bardhë. Një unazë e tillë thuhet se kushton diku tek mbi 500 mijë dollarë.

Rikujtojmë se çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila më pas përfundoi në dashuri.