Lifestyle

Keni probleme me pagjumësinë?! Epo, fajin jua ka tualeti juaj me shumë dritë…

A keni probleme me gjumin, vuani nga pagjumësia, zgjoheni gjatë natës dhe në mëngjes ndiheni të lodhur dhe prapë keni nevojë për gjumë? Besojeni ose jo, për këtë mund të fajësoni banjën tuaj. Siç thekson shkencëtari nga Oxfordi, Russell Foster, banja tepër e ndriçuar mund të çrregullojë gjumin tonë. Prandaj, ai rekomandon që larja e dhëmbëve dhe shkuarja në tualet të bëhet në errësirë.

Ky neurolog, i cili është specializuar në studimin e bioritmit njerëzor, beson se ndriçimi artificial është fajtori kryesor në lidhje me çrregullimin e gjumit. Njerëzit në mënyrë intuitive e dinë se në mbrëmje duhet të thithin dritën dhe në dhomat e gjumit në qoshe vënë llamba për të ndriçuar sadopak hapësirën. Megjithatë, kur shkojmë në kohën e gjumit që të lajnë dhëmbët dhe të bëjnë disa rutina të tjera, ata hyjnë në banjë, të cilat janë të ndriçuara më shumë me drita apo edhe llamba neoni të integruara pranë pasqyrës.

Kjo lloj drite na zgjon dhe alarmon trupin tonë, kështu që nuk është çudi që, kur më në fund të shtrihemi në shtrat, gjumi të zhduket. Prandaj, në banjo duhet vendosur ndriçim të veçantë të zbehtë për natën, thotë profesori. Gjithashtu, Foster sugjeron për të gjithë ne gjatë ditës, madje edhe gjatë ditëve të ftohta, të përpiqemi për të kapur sa më shumë ditë. Ai kundërshton ndriçimin artificial në zyra dhe shtëpi, të cilat shpesh qëndrojnë të ndezura tërë ditën dhe natën.