Lifestyle Tech

Keni probleme me shpejtësinë e internetit? Ja çfarë mund të bëni…

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë të frustrohemi me shpejtësinë e internetit. Interneti në ditët e sotme është bërë një pjesë e pandashme e jetës tonë e sidomos tani kur në shumicën e rasteve punojmë edhe nga shtëpia,Por, si mund ta rrisim shpejtësinë e internetit tonë? Në kushte normale, vendosja e kompjuterit afër ruterit të Wi-Fi-s mund të minimizojë ndërhyrjen nga pajisjet e tjera, për të pasur qasje më të shpejtë. Përpara se të ankoheni për internetin e ngadaltë, shikoni se çfarë shpejtësie të internetit keni në shtëpi për të bërë krahasime me shpejtësinë që iu është ofruar në paketën që ju keni paguar.

Ka faqe të ndryshme në internet me të cilën mund të gjeni shpejtësinë e internetit tuaj. Testet e ndryshme do t’ju japin rezultate të ndryshme. Edhe i njëjti test mund t’ju japë rezultate të ndryshme ndërmjet testeve. Kjo për shkak të vendndodhjes së serverëve të testimit dhe numrit të njerëzve që ndajnë qasjen me ju. Bëni teste të shumta dhe gjeni shpejtësinë mesatare që po merrni. Ristartimi i modemit dhe ruterit mund të ndihmojë në zbutjen e disa problemeve të rrjetit duke pastruar të dhënat e vjetra. Nëse jeni i lidhur me internet nëpërmjet një ruteri Wi-Fi, sinjali i dobët mund të çojë në shpejtësi më të ulëta dhe ndërprerje të lidhjeve. Zhvendoseni ruterin më afër kompjuterit ose anasjelltas. Një mënyrë tjetër është të vendosni ruterin sipër një dollapi për të transmetuar sinjal më të mirë. Pastroni pluhurin nga ruteri dhe nga modemi juaj herë pas here, kjo do të ndihmojë që pajisja të mos nxehet për së tepërti dhe rrjedhimisht, përmirësohet qëndrueshmëria e pajisjes. Nëse përdorni internet satelitor, qasja e juaj në internet mund të prishet për shkak të kushteve atmosferike dhe ndërhyrjeve të tjera elektrike.