Celebrities Gossip Showbiz

“Kërkoj falje publike, kam qenë…”, për çfarë është penduar këtë herë Stresi?

Disa ditë më parë, Stresi iu rikthye sërish sherreve virtuale në TikTok dhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, duke u thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur pendesë për veprimet e fundit dhe madje ka kërkuar falje publike.

“Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“

Para disa ditësh Noizy ka festuar ditëlindjen e mes shumë urimeve të miqve të tij nuk mund të mungonte edhe urimi i Stresit, ku të dy reparat tashmë janë shokë shumë të mirë.