Celebrities Pardon My French Showbiz

Këtë herë si prezantuese, si e pret Xhemi Shehu Festivalin e Këngës?!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Xhemi Shehu, ku nën moderimin special të Elona Duro, ajo u shpreh për prezantimin e këtij viti të Festivalit të Këngës. Tepër e lumtur dhe e emocionuar, Xhemi zbuloi detaje që me siguri nuk i dinit lidhur me Festivalin. Ndërkohë, nëse mendoni se kjo është ftesa e parë që Xhemi ka marrë për të prezantuar Festivalin e Këngës, gaboheni. Ekskluzivisht për TAR, ajo zbuloi se ftesa i është bërë edhe herë të tjera, por për disa rrethana të ndryshme, nuk është realizuar.

Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrim…

Por si e priti Xhemi ofertën për të prezantuar këtë Festival kaq të rëndësishëm?! Sa e entuziasmuar është ajo për mundësinë e artë që i është ofruar dhe sa e ka vlerësuar ftesën?!

U gëzova shumë, ka kohë që më ka ardhur si ftesë… Me atë jam rritur, dikur mezi e prisja…

Xhemi nuk dëshironte të shpaloste shumë detaje për Festivalin e Këngës, duke dashur të ruajë të fshehtë magjinë. Megjithatë, teksa zbuloi detaje ekskluzive, u shpreh se nuk do të ketë rolin e një “showgirl”, por do t’i përmbahet skenarit, por shumë larg klasikes. Gjithashtu, padiskutim që Xhemi nuk mund të mos përmendte Big Brother, një nga temat më të diskutuara të momentit. Ajo, në çaste shumë gazmore, u shpreh se atje zbulohen fytyrat e vërteta të vipave, teksa bëri edhe batutën:

Dita e 70-të e Arjolës, do të ishte e treta e imja…