Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian ribashkohet me Tristan Thompson?!

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë një nga ish-çiftet më të shumëpërfolura të momentit. Dyshja pas ndarjes u përfol shumë në media, e madje një arsye më tepër pse kjo gjë ndodhi, është sepse Tristan Thompson nuk ka lënë mundësi pa i rënë në sy ish-partneres së tij, herë me fjalë të ëmbla e herë me komente flirtuese.

Ndërkohë, në një periudhë kur Khloe nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me ndarjen apo marrëdhënien që ka me Tristan, dyshja shihet në një dalje publike të përbashkët. Khloe u fotografua me Tristan në Los Angeles së bashku me tre-vjeçaren True Thompson.

Dyshja ishin të veshur në mënyrë të thjeshtë dhe sportive, ndërkohë që morën vajzën e tyre nga kursi i kërcimit. Kujtojmë, se Tristan është përfolur herë pas here për tradhëti të mundshme ndaj Khloe. Ndërkohë, burime kanë treguar se Khloe është përqëndruar vetëm në rritjen sa më të shëndetshme të vogëlushes së saj.

Më në fund, duket se Khloe dhe Tristan arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rritur sa më mirë vajzën e tyre. Kujtojmë se të njejtën gjë ka bërë së fundmi edhe motra e Khloe, Kim bashkë më Kanye West.