Celebrities Gossip Showbiz

Kiara sulmon dyshen Amos-Dea: “Jeni xheloz…”

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Loja po bëhet çdo ditë edhe më e fortë, ndaj banorët e “BBV” kanë nisur me strategji mes tyre. Kiara dhe Amosi, anëtarë të dy grupeve të ndryshme, njëra e Luizit dhe tjetri i Oltës, kanë patur një përballje së fundmi, dhe arsyeja kryesore ishte fakti që Amos dhe Dea Mishel nuk shkuan në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës.

Pse ju vjen inat kur ju them që jeni xheloz?! Jo për mua dhe Luizin, për situatat. Është normale se duke qenë në heshtje gjatë gjithë kohës. Që ju jeni të heshtje, nuk po bëni asgjë për lojën. Jeni shumë të mirë, shumë serioz, por nuk po bëni asgjë.