Celebrities Gossip Showbiz

Kida ka një pyetje për ndjekësit lidhur me bashkëpunimin e saj me Dafinën!

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, ishin një ndër to që kryesuan verën me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku.

E duket se 6 muaj pas suksesit të ‘Luje belin’, Kida dhe Dafi do të sjellin një tjetër këngë së bashku. Vetë vajzat me anë të një postimi në Instagram kanë konfirmuar se kanë përfunduar xhirimet e videoklipit dhe është çështje ditësh publikimi i duetit të tyre para festave të fundvitit.

Titulli i duetit të Kidës dhe Dafinës është ‘Ai me mu so’.

Mirëpo, mesa duket për datën e publikimit mund të vendosni vetë ju pasi me anë të një Instastory të publikuar pak orë më parë, ka qenë Kida ajo që ka pyetur ndjekësit me anë të një ‘Ask-u’ se kur duhet ta publikojnë duetin e tyre teksa krahas ka etiketuar dhe Dafinën.

Le të shohim se çfarë kanë përgatitur për ne…