Bota

Kievi: Më 9 maj Rusia do të verë të burgosurit që të parakalojnë në Mariupol

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmila Denisova Rusia tha ditën e sotme se Rusia në paradën e 9 majit do që t’i paraqesë qytetarët ukrainas si “ të burgosur”. Denisova e beri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të sajin në Telegram.

Ndihmonte në evakuimin e kafshëve nga kopështi zoologjik, bombardimet ruse i marrin jetën 15-vjeçarit në Kharkiv

Për javë të tëra, vullnetarët dhe stafi në një EcoPark pranë Kharkiv kanë ndihmuar në evakuimin e kafshëve në objekt, me specie nga kangurët te tigrat, lemurët dhe luanët të ngarkuar në pjesën e pasme të furgonëve ndërkohë që sulmet ruse vijonin, raportoi CNN.

Ditën e djeshme, ndërkohë që po kryhej transportimi, parku ka qenë sërish shënjestër e sulmeve.

Duke mbajtur lotët, Oleksandr Feldman, pronari i parkut, tha më vonë në një postim në Facebook se një vullnetar 15-vjeçar ishte vrarë në sulm. Ai kishte ndihmuar prindërit e tij për të ushqyer dhe për të evakuuar kafshët.

Feldman tha se adoleshenti ishte anëtari i gjashtë i ekipit të EcoPark që ishte vrarë.

Kievi: Ka 4 mijë viktima civile mes tyre 221 fëmijë

Sipas të dhënave të Prokurores së Përgjithshme në Ukrainë, Iryna Venediktova, raportohen se janë 4 mijë viktima civile, mes tyre 221 fëmijë, ndërsa mbi 400 fëmijë janë plagosur. Objektivat civilë të goditur thuhet se janë në 5100, duke përfshirë 300 objekte shëndetësore.

“Sot kjo zgjedhje e kampit të komunitetit ndërkombëtar në favor të Ukrainës në këtë luftë brutale është e rëndësishme”, tha Venediktova gjatë një lidhjeje me video në Konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve të Vendeve të Këshillit të Evropës dhe të Shteteve Vëzhguese dhe të Mesdheut, që po zhvillohet në Palermo.