Së fundmi Kim Kardashian West po ndan përvojën e saj se pse mendon që njerëzit duhet të kenë mundësinë të rriten dhe të ndryshojnë. Ylli i “KWTK” e shpjegoi këtë në një episod të podcastit të ‘Bari Weiss’ se nëse ajo do të shqetësohej për çdo gjë që thoshte dikush dhe përpiqej që të ndryshonte, atëherë nuk do të isha kurrë vetja. Askush nuk do të ishte vetja. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se mungesa e lirisë së shprehjes është gjëja më qesharake, sepse unë vërtet besoj në lirinë e fjalës. Nuk kam qenë kurrë pro kur vjen puna tek mungesa e lirisë së shprehjes.
Weiss theksoi disa nga kritikat që Kardashian West ka marrë gjatë viteve, duke përfshirë pretendimet për përvetësimin e kulturës së ngjyrës së zezë si me modelet e flokëve historikisht të zeza dhe një fushatë në vitin 2017 e “KKW Beauty” ku Kardashian u akuzua për ‘Blackface’. Në mënyrë të veçantë, ajo vuri në dukje reagimin e ashpër që pasoi kur Kardashian njoftoi për herë të parë markën e saj të veshjeve “SKIMS” në vitin 2019. Kompania fillimisht quhej ‘Kimono’, një emër që shumë thanë se përvetësonte kulturën japoneze.
Edhe nëse e di që qëllimet e mia janë të mira, nuk dua të marr asgjë lehtë. Në shembullin e ‘Kimono’ dhe ndryshimin e këtij emri, ishte një emër i pafajshëm që doli nga skuadra. Por kur mora një letër nga zyrtarët japonezë, e mora jashtëzakonisht seriozisht.
Vendimi për të zhvendosur emrin e markës në “SKIMS” nuk ishte më as një pyetje. Ajo më vonë shtoi:
Unë gjithmonë i pranoj gabimet që bëj dhe përpiqem të mos i bëj më. Kështu e jetoj jetën time.
Ndërkohë që Kardashian West i tha Weiss se ajo është e hapur për biseda rreth rasteve kur njerëzit ndihen sikur ajo po tregohet mosrespektuese apo po bën ndonjë gabim.